Zbulo të panjohurën

E mitura nga Skenderaj dyshohej se ishte keqtrajtuar seksualisht, por ajo pranon se kishte kryer marrëdhënie me vetëdëshirë

Një e mitur nga fshati Murg i Skenderajt ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person me vetëdëshirë, në një rast që paraprakisht ishte kualifikuar si ‘Dhunë’.

Mësohet se e mitura paraprakisht kishte kryer edhe ekzaminim gjinekologjik për të mësuar nëse kishte mbetur shtatzënë në bazë të dyshimit se ishte keqtrajtuar seksualisht.

Por, e njëjta në prani të punëtorit social dhe nënës ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me vetëdëshirë.

Rasti po vazhdon të hetohet.