Zbulo të panjohurën

E papritur, Bora Zemani sonte do të futet në “Big Brother Vip”

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa sonte pritet të largohet edhe një banorë tjetër dhe të hyjnë të rinjtë.

Sonte nga ora 21:00 do të fillojë spektakli “Big Brother Vip” ku në mesin e 4 banorëve të nominuar do të largohet njëri prej tyre.

Krahas kësaj, në promon e këtij emisioni të publikuar në të gjitha rrjetet sociale u bë e ditur se dikush i ri do të bëhet pjesë e shtëpisë dhe emri i cili u përmend është Bora Zemani.

Moderatorja Bora Zemani është rikthyer në qendër të vëmendjes qysh kur ish-i dashuri i saj, Donald Veshaj, u bë pjesë e kësaj shtëpie.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.