Simpatia e deklaruar nga gruaja për këngëtarin Sinan Hoxha dhe e burrit për Anën, vajzën pjesëmarrëse në emisionin “Përputhen”, ka çuar në një përplasje mes dy bashkëshortëve në kryeqytet, e cila ka përfunduar në forcë dhe madje njëri prej tyre është ndaluar.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.
Gjithçka ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Sajmirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente.
Kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te bashkëshorti, i cili i ka thënë se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij.
ngjarja ka vijuar me tej kur bashkëshorti ka komplimentuar Anën e emisionit “Përputhen”.
Por ka qenë të bashkëshortja këtë herë ka reaguar ndaj bashkëshortit.
Grindja mes çiftit ku njeri i thoshte për Anën dhe tjetri për Sinanin është ashpërsuar ndërsa debati ka kaluar edhe në dh’u’në fizike, ku Sajmiri ka q’ëll’uar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të v’r’asë veten me t’hi’kë.
Në këto çaste ka ndërhyrë babai i gruas, njëherësh vjehrri i Sajmirit për të ndarë çiftin por edhe ai është g’od’itur nga dhëndri.
I gjithë debati ka ndodhur ne sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit Bakalli të cilët kanë qenë spektatorë të skenës së shëmtuar të dy prindërve.
Më pas 35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa dy të dh’un’uarit i janë drejtuar policisë ku e kanë kryer denoncimin.
Saimir Bakalli është ndaluar dy ditë me parë nga policia dhe këtë te enjte u soll në gjykatë ku u vlerësua me masën “arr’est me bur’g” për akuzën e dhu’nës në familje.
Mësohet se 35-vjeçari ishte me arsim 8-vjeçar ndërsa bashkëshortja me arsim të mesëm.