Zbulo të panjohurën

E rëndë: Dyshohet se burri vrau gruan dhe 2 fëmijët, pastaj veten

Një vrasje e katërfisht ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Pozheran të Vitisë. Burime të Reporteri.net thonë se dyshohet se F. Z ka vrarë gruan, dy fëmijët e më pas edhe veten.


“Dyshohet se F.Z rreth të dyzetave e ka vrarë gruan e tij dhe dy fëmijët”, ka thënë ky burim i Reporteri.net.

Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani nuk ka dhënë shumë detaje.

“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfisht ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njesitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmimin e policisë