Zbulo të panjohurën

E rëndë: Kamioni shkel një të ri në rrugën B në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën B në Prishtinë, me ç’rast një këmbësor është shtypur nga një kamion.

Këmbësori ka pësuar lëndime të theksuara, dhe është dërguar në Emergjencë për trajtim të shpejtë.

Rastin e ka konfirmuar për Reporterin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot reth orës 12:00, në rrugën B në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Duhet theksuar se rruga B është zonë ku ndodhin mjaft shpesh aksidentet, e po ashtu është zonë ku qarkullojnë mjete të rënda për shkak të punimeve që kryhen në atë zonë.

Ndryshe, kohë më parë në këtë rrugë, një veturë kishte shkelur dy vajza, një prej të cilave pati humbur jetën në vendngjarje.