Zbulo të panjohurën

E rëndë: Vdes 19 vjeçarja nga Mitrovica, teksa priste përshtatjen e veshkës me dhuruesin

Ka vdekur 19 vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Iliri, përmes rrjetit social Facebook.

“Allahu e deshti per vete ngase ishte engjull nga dita qe lindi. ALLAHU tmeshiroft ne xhennet motra ime 😭😭😭”, ka shkruar ai.

Për Nazlijen u organizua ndihmë e madhe ku u mblodhën të gjitha paratë e nevojshme.

Madje, asaj i ofrou veshkën një djalë i ri, vetëm për të shpëtuar. Mirëpo, teksa priste rezultatet e transplantit, ajo nuk mbijetoi.