Zbulo të panjohurën

E tepron kandidati i AAK-së, e quan “grua të trashë” Vjosa Osmanin në fushatë (Video)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka vizituar sot banorët e fshatin Raushiq në komunën e Pejës.

Në një dhomë të mbushur me burra, kandidati i AAK-së, ka thumbuar kundërshtaren e tij e cila ju bashkua Vetëvendosjes, e që është Vjosa Osmani, të cilës i dha një epitet fyes., duke e cilësuar si “grua e trashë”.

Ne e dimë se kush jeni kanë, se çka keni bë. Ish kanë mirë me ditë edhe do tjerë. Pyetja është kështu: A e lëshon kësi rendi Raushiqi, ose a pajtohet Raushiqi me ia lëshu në dorë qesaj farë grusë së trashë dhe një djali të ri me i kry punët tona atje, nëse pajtoheni ju, pajtohem edhe unë”, dëgjohet duke thënë Syla.

Shikoni videon: