Zbulo të panjohurën

Edhe një martesë e dështuar e Tunës, Patrisi pranon se janë ndar

Robert dhe Patris Berisha kanë rrëfyer se si janë pajtuar me njëri-tjetrin, pas sherrit të shumëpërfolur që patën, për shkak të ish-bashkëshortes së Patrisit, këngëtares Tuna Sejdiu.

Të ftuar në “Soiree” fesive, ata u shprehën se tani kanë bërë paqe dhe harxhojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Patrisi tregoi se ishte ai personi që e mori hapin i pari për tu pajtuar me të vëllain.“

Unë e marr hapin i pari. Lëshoj pe gjithmonë, jo vetëm me vëllaun,”- është përgjigjur Patris Berisha.

Në program, Patrisi pranoi se tashmë nuk është më me Tunën. Por gjithsesi, ai shtoi se nuk është as beqar dhe se lidhja mes tyre është shumë e komplikuar. “Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire. Tash vetëm me e-mail komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prap dhe kështu e mban raportin të shëndoshë,”- u shpreh Patrisi.