Zbulo të panjohurën

Edhe Pokleku i ri dhe Pokleku i vjetër, në përkrahje të Driton Ajazit

Në vazhdën e shumë takimeve elektorale, Driton Ajazi ka takuar sot banorët e fshatrave Poklek i ri dhe Poklek I vjetër.

Ajazi, ka thënë se në këto dy fshatra ka gjetur përkrahje të jashtëzakonshme për Platformën e tij qeverisëse.

Kandidati për kryetar të Drenasit, ka thënë se është turp që këto fshatra të ngjitura me qytetin kanë ende rrugë pa asfalt.

Ky është postimi i Ajazit:

Përkrahje të jashtëzakonshme për Platformën tonë qeverisëse morëm sot edhe në Poklek të Vjetër dhe në Poklek të Ri.

Është për turp që në lagje që janë të kufizuara me qytetin, ende ka rrugë pa asfalt, pa trotuare e pa ndriqim. Prandaj, na duhet mobilizim i pashoq këto ditë sikurse e gjetëm këtu, për t’i dhënë ndëshkimin meritor pushtetit abuzues.

Ne u zotuam për të jetësuar projektet zhvillimore. Investime domethënëse do të ketë në infrastrukturë dhe projekte ndërlidhëse për Poklekun e Vjetër dhe Poklekun e Ri.

Do t’i çlirojmë potencialet për biznes, e edhe ato për urbanizim. Sepse, vetëm kështu ne shohim se mund të marr hov zhvillimi në këtë pjesë të komunës sonë.

#Voto182

#KjoËshtëKohaJonë!

#DemokratëtPërDrenasin

#DritoniPërDrenasin