Zbulo të panjohurën

Edhe sonte mërgimtarët përballen me kolona disa orëshe gjatë kthimit nga Kosova

Mërgimtarë të shumtë erdhën në Kosovë gjatë fundvitit, që të ishin pranë familjarëve të tyre.


Pandemia e krijuar nga virusi COVID-19 padyshim se ndikoi tek të gjithë e shumë prej tyre ua pamundësoi ardhjen gjatë verës, por edhe më gjatë.

Shumë prej atyre të cilët qëndruan këtë fundvit në Kosovë ka disa ditë që po kthehen për në Gjermani, Zvicër e vende të tjera të botës prej nga edhe erdhën.

Por siç duket me kolona të gjata po u duhet të përballen edhe sot në shumë pika kufitare, transmeton lajmi.net.

Disa prej tyre kanë publikuar fotografu nga pika kufitare në Hungari, ku thuhet se të gjitha veturat po kontrollohen dhe se pritjet ishin deri në tri orë.

Situatë e ngjashme, ndoshta edhe më e keqe ishte mbrëmë në kufi të Serbisë me Kroacinë, ku shumë bashkatdhetarë pritën me orë të tëra.