Zbulo të panjohurën

Ekskluzive: Hoti dhe Likaj marrin vendim, lirohen gjithë studentët nga pagesa e semestrit në Bachelor dhe Master

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj kanë marrë vendim sot që të lirohen nga pagesat e semestrit të gjithë studentët në nivelin Bachelor dhe Master.

Indeksonline mëson se vendimi është marrë sot dhe pritet të publikohet gjatë ditës.

Mijëra studentë pritet t’i gëzohen këtij vendimi i cili është si lehtësim karshi situatës pandemike në vend.