Zbulo të panjohurën

Ekskluzive: Video kur Shpejtim Bulliqi sulmon fizikisht qytetarin në ambulancë

Dje në Stacionin Policor të Podujevës një qytetar e ka denoncuar kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, për sulm verbal e fizik. Policia e Prokuroria kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë Gazeta Express ka siguruar pamjet në të cilat shihet Shpejtim Bulliqi teksa e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.

Derisa dje Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë.

Zymeri thotë se kishte pasur edhe njolla gjaku në fytyrë, për të cilat mjeku ka konstatuar se janë lëndime sipërfaqësore.