Zbulo të panjohurën

Endrit Thaçi publikon një video të vjetër të Hashim Thaçit

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka publikuar një video të babait të tij me presidentin amerikan, Joe Biden.

Video e publikuar nga Endriti, ishte realizuar kohë më parë, kur tani presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e pati quajtur Hashim Thaçin si “Xhorxh Washingtoni i Kosovës”.

Ndryshe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.