Zbulo të panjohurën

Familja e doktorit të luftes në mbështetje të Ferat Shales

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është takuar me Gentrit Shalën, djalin e heroit dr.Hafir Shala.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shala ka thënë se Hafiri është njëri prej figurave më të veçanta historike.

Sipas tij, edhe Gentriti, sikur babai i tij, është një shpirt njeriu.

Postimi i plotë:

Me Gentrit Shalën – të birin i Heroit të Kosovës, Dr.Hafir Shala.

Dr. Hafiri është njëri prej figurave më të veçanta historike, i cili me sakrificën tij e shënoi njërën nga faqet më tragjike të historisë së Kosovës: të sakrificës së madhe, të shpresës dhe qëndresës.

Në kujtimet e të gjallëve Dr. Hafiri çdo herë mbetet një Shpirt Njeriu … shumë i dashur dhe i përzemërt për shokët dhe për kauzën e lirisë. Si i burgosur politik dhe shok i hershëm i Fehmi Lladrovcit, Shaban Shalës, Idriz Hysenit … Dr. Hafiri qysh herët e kishte planifikuar luftën. Por ai me kohë e kishte bërë edhe llogaritë e fundit: se vet ai do të mund të ishte i pari që do ta paguante çmimin e lartë të lirisë.

Edhe Gentriti, sikur babai i tij, është një Shpirt Njeriu. Djalë me shumë kulturë, me shumë edukatë; djalë që ushqen dhe kultivon një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm për trashëgiminë  atdhetare të babait të tij Hero.

Ferat Shala