Zbulo të panjohurën

Fansi i Albin Kurtit dikur VV-në e quante “çerdhe kopilash, nipa të Serbisë e të paguar nga Rusia”

Sokol Haliti, përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, videoja e të cilit ishte bërë virale pasi kishte aksidentuar një qen në rrugë teksa lobonte për mbështetjen ndaj VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk duket të ketë qenë gjithmonë kaq i lidhur me këtë parti.

Në një video-intervistë të realizuar kohë më parë, i njëjti thoshte se ai nuk ka se çfarë të thotë për një njeri i cili e djegë policin dhe e kallë parlamentin, duke aluduar në Albin Kurtin, shkruan Reporteri.net.

“Vetëvendosja për hesapin tim personal, Vetëvendosja është çerdhe kopilash, Vetëvendosja është nipa të Serbisë, mund të jenë të paguar edhe prej Rusisë që t’i bëjnë dëm shtetit të Kosovës.”, kishte thënë ai në atë intevistë.

Sipas tij, VV nuk janë aspak kombëtarë, por janë nipa të Serbisë dhe emri i tyre duhet t’iu vendoset ‘çerdhe e kopilave’.

Kujtojmë se i njëjti, në një intervistë në T7, më 25 janar thoshte se do t’ia sigurojë do t’ia sigurojë VV-së 40 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Të paktën do t’ia çoj 40 mijë vota, kurse 29 mijë persona kanë aplikuar në Evropë hatri i Sokol Halilit për VV-në. Ka ardhur koha për ndryshim, t’i provojmë edhe këta”, ka thënë Haliti.