Zbulo të panjohurën

Ferat Shala: Drenica po qëndron fuqishëm me PDK-në

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka vizituar disa fshatra të Drenicës.

Siç ka thënë Shala, ky rajon po qëndron fuqishëm për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ky është statusi i plotë i tij:

Qyetarët e Kosovës janë mobiluzuar si asnjëherë më parë për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo u pa edhe mbrëmë në nëndegët e partisë sonë në Shtuticë, Polluzhë dhe Gllobar, ku patëm rastin ta shpalosim programin për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës në katër vitet e ardhshme Qyetetaria aktive e kësaj pjese të Drenicës, edhe në këto zgjedhje, po kërkon nga ne përfaqësuesit e partive politike, politika programore konkrete për zhvillimin të gjithëmbarshëm të vendit tonë.
Drenica qëndron fuqishëm në mbështetje të programit “Rimëkëmbje” të PDK-së.