Zbulo të panjohurën

Ferat Shala: Koha e PDK-së po vjen

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot takime të shumta, kryesisht në rajonin e Drenicës.

Në këto takime paraelektorale ka marrë pjesë edhe kandidati i PDK-së, për kryeministër Enver Hoxhaj.
Takimi që e ka pasur me rininë e Drenasit, ia ka forcuar edhe më shumë bindjen Ferat Shales, se koha e PDK-së po vjen.
Shala ka shkruar në facebook dhe ka thënë se Drenica edhe një herë tregoi mbështetjen që ka për PDK-në.

Postimi i Shalës:

Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës. Rinia dhe Veteranët sot folën në Drenas: koha e PDK-së po vjen!

Takime me plot demokratë entuziastë ku programin elektoral “Rimëkëmbje” e shpalosëm bashkë me kandidatin tonë për Kryeministër, z. Enver Hoxhaj.
Hoxhaj mori sot në Drenicë mbëshetje të fuqishme për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme.

Sipas Kryeministrit të adhshëm, Kosova kurrë nuk mund t’ua kompensoj sakrificën me armë të djemve dhe vajzave të Drenicës.

#Rimëkëmbje