Zbulo të panjohurën

Ferat Shala viziton Shoqatat e Luftës së UÇK-së, veteranët i ofrojnë mbështetje “Pëllumbit” të luftës

Luftën për lirinë e vendit bënë bashkë, e bashkë po duan ta rimëkëmbin Kosovën nga gjendja në të cilët ndodhet. Për këtë arsye, Ferat Shala ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta prej të cilëve ka kërkuar mbështetjen.
Gjatë takimit me bashkëluftetarët nga Drenica, Shala i njohur në luftë me pseodonimin “Pëllumbi” u ka thënë veteranëve se askush më mirë se PDK-ja, nuk ua qanë hallet kategorive të dala nga lufta.

“Bashkë me kolegët kandidatë të listës së PDK-së për Kuvendin Kosovës, takuam sot në Drenas përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta. Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, si çdo herë, të gatshme për ta mbështetur PDK-në në rrugëtimin e mëtejmë, sepse askush më shumë se PDK-ja nuk ua qanë hallet dhe brengat që kanë”, ka thënë Shala i cili ka premtuar se programi i PDK-së, ka plane për ish luftetarët.

“Programi ynë, “Rimëkëmbja” pa dyshim se ka paraparë politika të avancuara qeveritare për kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë Shala.