Zbulo të panjohurën

Fillon seanca ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit në Hagë

Ka filluar konferenca e dytë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, e paraparë me rregullën e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara.

Konferenca e parë për këtë çështje është mbajtur më 9 nëntor të këtij viti.

Ndërsa në paraqitjet e para të tyre, katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm.

Prokurori i Specializuar i ngarkon ata me akuza për krime të pretenduara të luftës.

Në fillim të muajit nëntor shtëpitë e tyre u bastisën nga hetuesit e Speciales dhe Policia e EULEX-it dhe të njëjtit udhëtuan për në Hagë ku po mbahen në paraburgim.