Zbulo të panjohurën

Fjalët e Rugovës për UÇK-në në vitin 1998: Lojë e shëbimeve sekrete të Serbisë (Video)

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në vitin 1998 pas sulmeve në Prekaz ku ra heroikisht familja Jashari, refuzonte të pranonte se në Kosovë kishte UÇK.

Në një intervistë të rrallë të asaj kohe, Rugova thoshte se mund të ketë grupe të frustruara, por se një lloj ushtrie siç ishte UÇK-ja për Rugovën ishte vetëm një lojë e shëbimeve sekrete serbe.

LEXO EDHE: Paraqitje e rrallë e Albin Kurtit në vitin 1998 (Video)

“Është e pamunur të ketë diçka të tillë. Përsëri them se nuk e di që është një grup i organizuar siç e paraqesin si ushtri, mund të ketë grupe të frustruara por serbët këtë e perdorin si pretekst dhe mund të jetë lojë e shërbimeve sekrete serbe siç bën tash në Drenicë”, thotë Rugova në këtë intervistë kur pyetet për UÇK-në.

Në fakt edhe sot kur kanë kaluar 20 vite nga lufta, ka shpesh polemika rreth kësaj teme.