Zbulo të panjohurën

Fjalët prekëse të xhaxhait për nipin e tij Albertin

Tri ditë pas vdekjes, xhaxhai i Albert Krasniqit, Ismeti ka shkruar fjalë prekëse për nipin e tij që nuk jeton më.

Krasniqi e ka kujtuar Albertin me një fotografi në Facebook, derisa ka shkruar se vdekja e tij ia ka thyer zemrën.

“Ah Nipi jem po veshtir me shkru per ty😔,zemren na ke thy o Albi😔 Zoti te shperbleft me xhemet oj zemra jem, do te jemi me zemer te thyer deri sa te takohemi ne boten e ahiretit😔😔!”, ka shkruar ai përbri fotos.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka vendosur masën e paraburgimit për një muaj ndaj Skender Krasniqit, që dyshohet se vrau djalin e tij Albert Krasniqi.

Albert Krasniqi ishte i njohur për organet e drejtësisë, ndërsa Skender Krasniqi ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në fillimet e saj