Zbulo të panjohurën

Flasin nga KQZ-ja, veç edhe kaq vendvotime kanë mbetur pa u proceduar

Zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje.

Ai ka thënë se deri më tani janë transmetuar rezultatet nga rreth 99% e vendvotimeve.

Sipas tij, kanë mbetur pa u proceduar vetëm 46 vendvotime, e të dhënat për to do të procedohen gjatë ditës.

“09:00 – Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, ka thënë ai.

Elezi ka bërë të ditur gjithashtu se pas disa ditësh do të numërohen edhe votat me kusht, ato të personave me nevoja të vecanta dhe votat me postë.