Zbulo të panjohurën

Flasin nga MI: Vështirësitë në komunikacion edhe nga ndërrimi i gomave të dimrit

Bora që ra sot dhe po vazhdon të bie ende, po shkakton shumë probleme në disa rrugë të Kosovës, me ç’rast ka pasur raportime se disa prej tyre janë të bllokuara dhe të pakalueshme.

Lidhur me këtë, Ballkani.info ka kontaktuar me Udhëheqësin e Divizioni të Mirëmbajtjës në Ministrinë e Infrastrukturës, Gëzim Osmani për të kuptuar më shumë për gjendjen e rrugëve, sidomos në magjistralet Prizren-Gjakovë dhe Prishtinë-Pejë.

Osmani ka thënë se rrugët janë të kalueshme, por herë pas here po hasin në probleme disa minutëshe për disa shkaqe që kanë të bëjnë me automjetet pjesëmarrëse në trafik.

Ai theksoi se tollovitë e shkaktuara janë disa minutëshe, por në asnjë rast nuk e bëjnë rrugën e pakalueshme.

“Ka ndërprerje të qarkullimit të kohëpaskohshëm, në kohëzgjatje disa minutëshe, kjo nuk është si shkak i mos mirëmbajtjes, por si pasojë se shumica e veturave pjesëmarrëse në komunikacion kanë bërë zëvëndësimin e gomave dimërore, dhe jo vetëm kjo, edhe kamionët janë pjesë përbërëse e shkaktimit të kolonave”, tha Osmani për Ballkani.info.

“Kemi pas rast që kemi hedhur tri herë krip në Veternik, por si shkak i këtyre dy faktorëve qarkullimi ka hasur në probleme, por jo në kohë të gjata”, përfundoi Osmani.

Më parë u raportuar se pati disa vetëaksidente për shkak të motit të vështirë:

E poashtu në rrugë u panë që edhe disa prej ngasësve të veturave u ndalën në rrugë duke u munduar ta parandalojnë rrëshqitjen e veturave dhe përplasjen e tyre me automjete tjera në komunikacion.