Zbulo të panjohurën

Flet 70-vjeçarja që u rrah brutalisht nga hajnat dhe iu vodhën 55 mijë euro: Paratë i kam ruajtur me ble banesë

Remzie Mani është rrahur dhe është lidhur mbrëmë në shtëpinë e saj në Gjurgjedell të Kaçanikut, nga tre persona të panjohur, derisa nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur 55 mijë euro dhe telefonin.

Në një rrëfim për T7, 70-vjeçarja deklaron se paratë i ka ruajtur për ta blerë një banesë, ndërsa dhimbjet nga rrahja e mbrëmshme po i ndien edhe sot.

“Kanë hyrë tre persona, të maskuar e kanë thy derën, unë jam kanë fjet, ma kanë mëshu grusht me kanë lidhë, më kanë pyet ku i ke paratë, deri sa i kanë gjetë më kanë maltretu, paratë i kam ru me ble banesë, kryt edhe sot po me dhemb, shumë keq jam me shëndet, po më dhemb trupi në tana antë, ishalla policia i zen hajnat”, tha ajo për T7, transmeton Gazeta Express.

Rrëfimin e saj të zgjeruar mund ta dëgjoni sonte në edicionin qëndror të Lajmeve në T7, në orën 19:30.