Zbulo të panjohurën

Foto të çiftit që mbetën të vrarë në Prishtinë

Ky është Lulzim Sopi dhe ish-bashkëshortja e tij, Sebahate Sopa që mbetën të vrarë sot në mëngjes në lagjen Emshir në Prishtinë.

Çifti kanë qenë të divorcuar dhe vazhdimisht kanë pasur mospajtime mes vete, kanë treguar burimet.

 

 

Duket se deri tek akti tragjik i vrasjes së ish-bashkëshortes ka ardhur për motive xhelozie.

Banorët kanë thënë për InseksOnline, se i dyshuari fillimisht ka qëlluar viktimën, i ka bërë disa hapa nga vendi i aktit dhe është kthyer për të kryer vetëvrasjen.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka bërë të ditur për IndekOonline, zëdhënësi i Policisë së rajonin e Prishtinës Agron Borovci.