Zbulo të panjohurën

Fotoja e luftës që i pikëlloi të gjithë, flet protagonisti i saj

Emocionet dhe pikëllimin që e përcjellnin sytë e tij prekur të gjithë. Xaja Mustafa, atë kohë 33 vjeç, është personi i cili me ngulim të madh i rezistoi forcave serbe, duke i mbrojtur fotografitë e fëmijëve të tij me çdo kusht.

Për emisionin #Gjesi, ai ka rrëfyer se si ndodhi e gjithë historia e kësaj fotografie.

Gjatë periudhës, Mustafa kaloi një periudhë në burgë.

Por pasi doli nga burgu, forcat serbe Mustafën bashkë me të tjerët që ishin aty, ia grisën dokumentet që kishin.

Edhe fotografinë e fëmijëve të tij ia morën dhe ia hodhën, me arsyetimin se ata kishin vrarë.

Po me këtë fakt nuk pajtohej Mustafa, dhe me cdo kush insistonte t’i merrtr ato fotografi.

E pas dhunës dhe maltretimeve që mori, ia doli që fotografitë e fëmijëve të tij, të cilat i kishte realizuar për pasaportat e tyre, t’i marrë.

Mes lotësh, Mustafa tregon se si pas gjashtë muajve u takua me fëmijët dhe familjen e tij.

E këto fotografi, ai i ruan në sirtartin më të mirë që ka, njëjtë si atë kohë.

Për ta dëgjuar rrëfimin e tij dhe çfarë bën sot, klikoni në linkun e mëposhtëm.