Zbulo të panjohurën

Frikë nga përballja, opozita i ik debatit me kryetarin e Klinës

Zakonisht janë kryetarët e komunave ata që mundohen t’u ikin debateve televizive për shkak të frikës së përballjes me akuza nga opozita në prag të zgjedhjeve. Por në Klinë, ndodh e kundërta. Kryetari aktual, Zenun Elezaj ka pranuar ballafaqimin me kundërkandidatet por Esat Rraci i PDK-së dhe Besim Hoti nuk janë paraqitur në Frontalin Zgjedhor.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës dhe ai i LDK-së nuk kanë pranuar të ballafaqohen me kryetarin aktual dhe kandidatin për kryetar të qytetit nga radhët e AAK-së, Zenun Elezaj.

Esat Rraci dhe Besim Hoti të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në debat, gjatë pasdites kanë njoftuar se nuk do të jenë prezentë.
Jo zyrtarisht ata kanë pranuar se përballja me një kandidat të fortë sic cilësohet Elezaj në Klinë, po u sjell humbje të mbështetjes në elektorat.

Për mungesën e kundërshtarëve në debat ka folur edhe Elezaj. “Unë Jam krenar se çka kam bërë për katër vjet. Nuk e di arsyejen pse kundërkandidatët nuk janë këtu”, ka thënë Elezaj në T7.