Zbulo të panjohurën

Ganimete Musliu i reagon Luljeta Aliut: E ka gjuajtur Zoti!

Deklarata e analistes Luljeta Aliu në emisionin “Pressing” për Kralevën, ka shkaktuar reagime të shumta në vend. Pas reagimeve të qytetarëve, Aliu në orët e para të mëngjesit dërgoi një mesazh përmes rrjetit social “Facebook”, “Gjuani! Këtu jam!”. Lidhur me këtë deklaratë të Aliut, ish-deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu tha se Aliun e ka gjuajtur Zoti.

“Ajo në qetësi e ka thënë atë. Pa asnjë gabim dhe pa asnjë shtytje. Kështu ka menduar dhe kështu ka folur. Pas emisionit edhe njëherë e ka shpalosur gjoksin. Kush të gjun? Nuk të gjun askush oj mjerane. E ka gjujt Zoti. Një person të tillë me këtë urrejtje, me këtë negativitet e ka gjujt Zoti. Mjafton me lan ashtu siç është. Ky mesazhi gjuani është i frikshëm sepse kjo po pret që dikush të dal dhe ta sulmojë”, ka deklaruar Musliu, në emisionin “Frontal”, në T7.

Musliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e fjalëve të Aliut, siç i ka quajtur ajo provokative.

“Unë i lus qytetarët që të mos bien pre e këtyre provokimeve sepse këtë e ka gjuajtur Zoti”, ka thënë më tutje ajo. /Gazeta Express/