Zbulo të panjohurën

Ganimete Musliu: Nuk kam të bëj me vajzën e Kurtit, nëse unë jam raciste, racist është edhe Fishta

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar deklaratën e saj në seancën e Kuvendit ku tha se Albin Kurti është kryeministri i parë shqiptar, fëmija e të cilit nuk flet shqip.

Musliu në DPT te Fidani në T7 tha se nëse ajo është treguar raciste atëherë edhe Gjergj Fishta është treguar racist në poezinë e tij “Gjuha Shqype”.

“Një kryeministër i një shteti për të qenë shuembull duhet të niset nga praktikat në familjen e tij. Ai nuk është më lider i Vetëvendosje, nuk është Albin Kurti i Malit të Zi, nuk është Albin Kurti i protestave të studentëve është kryeministër i vendit Nuk kam kurrgjë kundër Malit të Zi, është krenari që kanë arritur që ruajnë gjuhën e identitetin atje. Atë që unë e potencova, ai më nuk është një individ , ai përfaqëson shtetin”, tha Musliu.

“Nëse kam përdor gjuhë raciste atëherë Gjergj Fishta qenka tregu racist që thotë “Pra mallkue një bir shqiptari që këtë gjuhë të perëndisë, trashëgim si na la i pari, trashëgim s’ia lë fmisë. Hera e dytë që tentojnë të më qesin si raciste. T’i thuash dikujt shqiptar nuk është racizëm, anglezit s’mund t’i thuash maqedonas. Nuk kam të bëjë me vajzën e Albin Kurtit, unë komunikojë me kryeministrin e vendit”, shtoi Musliu.