Zbulo të panjohurën

Gashi: Në VV ka ish-terroristë e ish-ekstremistë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk ekziston mendimi ndryshe.

Ai po ashtu ka pasur kritika për listën e këtij subjekti për deputetë.

”Aty nuk ka mendim ndryshe. Të gjithë e kanë një mendim dhe nuk guxojnë të deklarohen ndryshe”, tha ai.

Gashi tutje ka hedhur akuza të ashpra ndaj disa personave në listwn e Vetëvendosjes, përcjellë Klan Kosova.

”Aty ka ish-LDK. Ka edhe ish-PDK. Por edhe ish-terroristë dhe ish-ekstremista”, shtoi ai.

Tutje kur u pyet në t7 se cilët prej kandidatëve në atë listë janë ish-terroristë? – ai ka thënë se nuk përmend emra por me hulumtime mund të zbulohen.

”Këta persona mund t’i verifikoni dhe mund t’i gjeni afërsinë e tyre me grupe të ndryshme terroriste”, tha ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.