Zbulo të panjohurën

Gazeta austriake: Njëri nga të dyshuarit për sulmin terrorist, i lindur në Kosovë

Policia austriake po gjurmon të dyshuarit që u bënë protagonistët e një nate terrori mbrëmë në qytetin e Vjenës.

Të dyshuarit e sulmit që la të vdekur 5 persona (përfshirë sulmuesin shqiptar nga Maqedonia e Veriut) dhe të plagosur dhjetëra të tjerë janë ndërmjet 16 dhe 25 vjeç. Njëri nga ta ka lindur në Kosovë, raporton gazeta austriake “Heute“, transmeton Gazeta Express.

Të dyshuarit e tjerë, po ashtu, janë me origjinë të huaj. Ata kanë rrënjë kryesisht nga Çeçenia dhe Evropa juglindore.

Hetimi i Policisë austriake aktualisht përfshin 12 të dyshuar.

Në mes të korrikut, vrasësi 20-vjeçar thuhet se kishte udhëtuar në Sllovaki me një mik për të marrë municion për kallashnikovin e tij. Vetura me të cilën kishte udhëtuar i përkiste nënës së një kosovari, raporton “Heute”, transmeton Express.

Të gjithë këta persona të përfshirë në sulmin terrorist ishin të njohur në skenën radikale për muaj, madje edhe vite, shkruan gazeta.

20-vjeçari që gjithashtu ka rrënjë shqiptare, por nga Maqedonia e Veriut, raportohet se kishte blerë armë në Sllovaki dhe ka qenë i njohur për radikalizëm me një bagazh kriminal.