Zbulo të panjohurën

Gazetari i RTK-së aderon në PDK

Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe gazetari Arben Fetoshi që është i angazhuar në Radio Kosovë iu është bashkuar PDK-së.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se shkuarja e tij në PDK tregon se nuk është parti e thjeshtë politike por projekt kombëtar.

“Ardhja e Arbenit nuk është ardhje teknike por besim për PDK-në”, ka thënë ai.

Ndërkaq Arben Fetoshi ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar PDK-së ishte i vështirë, por sipas tij, i drejtë.

Ai tutje ka shtuar se i ka qëllimet e njëjta ashtu siç i ka edhe PDK-ja