Zbulo të panjohurën

Gjashtë të lënduar pas zjarrit në kampin e refugjatëve në Mitrovicë

Në orët e hershme të mëngjesit, kampi ku janë të strehuar refugjatët sirianë dhe persona tjerë nga vendet tjera ka marrë flakë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Po0licisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ai tha se nuk dihet ende se cilat janë rrethanat e përhapjes së zjarrit që është shkaktuar në një pjesë të kampit ku strehohen refugjatët.

“Nuk është djegur në tërësi kampi por vetëm një pjesë që është në shfrytëzim të tyre. Aktualisht në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit dhe policia e Kosovës. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Janë duke u bërë hetime. Këto janë informacionet fillestare për rastin. Të lënduar nuk ka . gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të djegies së syve nga tymi i zjarrit dhe të njëjtit janë kthyer prapë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai për Express.