Zbulo të panjohurën

Gjendje e rëndë në Llaushë të Skenderajt, bllokohen 15 familje nga vërshimet

Fshati Llaushë në Komunën e Skenderajt është në gjendje të rëndë pas vërshimeve në këtë komunë, shkruan Gazeta inFokus.

Abedin Hoxha nga fshati LLaushë në një prononcim për Gazetën inFokus, ka thënë se gjendja në lagjen “Hoxha” është shumë e rëndë dhe se 15 familje kanë mbetur të bllokuara dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë.

“Situata është katastrof, uji ka depërtua edhe në shpija, janë 15 familje të cilat kanë mbet të izolume dhe kanë nevojë urgjent për ndihmë nga shteti. Për shkak të ujit kemi mbet në Llaushë”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa për Gazetën inFokus, Hoxha, ka dërguar edhe fotografi e video të cilat dëshmojnë gjendjen pas vërshimeve në këtë fshat.