Gjithçka që dihet rreth vrasjes së katërfishtë: Kryefamiljari brenda shtëpisë vrau bashkëshorten, pastaj djemtë dhe në oborr kryen vetëvrasje
“Stacioni policor në Viti është njoftuar rreth orës 18:00 se kanë dëgjuar të shtëna armësh. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe kanë kuptuar se bëhet fjalë për vrasje ku janë njoftuar të gjitha njësitë relevante që me urgjencë kanë ndalur në vendin e ngjarjes dhe fatkeqësisht bëhet fjalë për një ngjarje tragjike. Kjo vrasje e katërfishtë na ka trondit të gjithëve, jo vetëm fshatin”, tha Hashani.
Ndërsa zyrtari tjetër policor, Remzi Azemi në konferencë për media ka theksuar se janë duke e hetuar rastin.
Ai tha se janë duke kërkuar edhe dëshmitar.
“Tri viktima kanë qenë në shtëpi, e njëri në oborr”, ka theksuar ai.
Ai tha se dyshimi fillestar është se kryefamiljari njëherë ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë, dhe pastaj e ka vrarë veten jashtë shtëpisë.