Zbulo të panjohurën

Gjuajtja me armë në “Kodrën e Diellit”, dalin detaje të reja nga Policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin në “Kodrën e Diellit”, e ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, katër persona janë rrahur mes veti pasi një mosmarrëveshje.

Ata janë arrestuar dhe gjatë kontrollit te dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas trajtimit mjekësor, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 24.12.2021-15:05.  Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna armësh. Të dyshuarit janë arrestuar dhe gjatë kontrollit të dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 copë fishekë dhe një gëzhojë. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.