Zbulo të panjohurën

Gjykata Speciale fton si të dyshuar edhe një ish komandant të UÇK-së

Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale për ish luftarët e UÇK-së. Kësaj radhe, prokurori special ka ftuar në cilësinë e të dyshaurit, ish eprorin e UÇK-së, Florim Kllokoqin nga Mareci i Prishtinës.

Ftesa për ish pjestarin e Njësitit “Shigjeta”, ka ardhur para dy ditesh. “Kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar për krime lufte ndaj njerëzimit”, ka thënë Kllokoqi.

Kllokoqi që pas Betejës së Pashtrikut, ka shërbyer si komandant i njësisë në Artanë (Novobërë) ka konfimruar ftesën ka thënë se ndjehet krenar për të kaluaren e tij.

Ish ushtaraku që jeton në Beligjikë me familje që nga viti 2000,  ka thënë se do të bashkëpunoj me Hagën dhe është I bindur se në fund do të dal I pafajshëm.


Ditën kur marrë ftesën nga Specialja, ka njoftuar edhe autoritet belge. Shteti belg menjëherë është angazhuar dhe është interesuar nëse shtetasit të tyre po i shkelen të drejtat e njeriut.

Florim Kllokoqi, bashke me ushtaret tjere duke e ngritur flamurin ne Pashtrik

Kllokoqi ka jetuar në përendim dhe është kthyer gjatë luftës në Kosovë. Përmes Betejës së Pashtrikut, me njësitin “Shigjeta” është futur në Kosovë, dhe ka qëndruar deri në clirimin e vendit. Në vitin 2000 Kllokoqi është kthyer sërish për të jetuar në Beligjikë.