Zbulo të panjohurën

Gjykatat s’trajtojnë lëndët për kompensimin e dëmeve të luftës, dorëzohen dosje në Kushtetuese

Organizata Jo Qeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të nëntë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i kësaj organizate Jahir Bejta, tha se tash e sa vjet gjykatat nuk po shqyrtojnë paditë për kompensim dëmeve të luftës me arsyetimin që nuk janë kompetente.

Por që sipas tij, kjo nuk qëndron, ngase krimet e kryera gjatë luftës së fundit kanë ndodhur në territorin e Kosovës.

“Sot për herë të nëntë jemi dukeni dorëzuar dosjet për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimit të Gjykatës Supreme”.

“I kisha pyetur pretendentët për kryetar të shtetit dhe kryeministër i preferoj që krimet e luftës t’i përfshijnë në programet e tyre politike. Deri me tani kemi dorëzuar 120 dosje, ndërsa gjatë ditës së sotme vetëm tre”.

Ai ka thënë se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të dorëzojnë dosje derisa të marrin një përgjigje pozitive.