Zbulo të panjohurën

Gold AG me dedikim prekës për babain e tij

Rep-artisti njihet si përdorues i rrjeteve sociale.

Ai ndanë momente të shumta nga jeta e tij personale dhe profesionale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ka publikuar një imazh  te varri i babait të tij teksa ka shkruar se e ka marrë malli tejet shumë.

Theksojmë se, Goldi së fundi ka vizituar Preshevën dhe kjo është hera e dytë e vizitës pas tri vitesh sepse nuk iu ka lejuar të shkonte atje.

“I madhi Zot e di sa më ka marrë malli”, ka shkruar Gold AG në fotografinë e cila paraqet varrin e babait, Xhemaludin Agushi i cili ka ndërruar jetë në vitin 1992.

Ndërkohë, reperi ka postuar edhe një imazh tjetër në Instagram derisa ka shkruar: “Era Ramazan n’vendlindje”