Zbulo të panjohurën

Grabitje e armatosur në një bankë në Prishtinë, kjo është shuma e vjedhur

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një institucion financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Media nga burime brenda Policisë së Kosovës merr vesh se i dyshuari nën kërcënimin e armës ka arritur që t’i grabis 10 mijë euro kesh.

Lajmin për këtë grabitje e ka konfirmuar dje zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka thënë Ahmeti.