Zbulo të panjohurën

Grabitje te Bill Clintoni në Prishtinë

Një grabitje në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në afërsi të Bulevardit “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përderisa nuk raportohet për persona të lënduar.

Dy të dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes…Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e kryesve”, ka njoftuar policia.