Zbulo të panjohurën

Gruaja e bën për spital burrin nga Prishtina

Një burrë nga Prishtina ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se burri ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Prishtinë 05.01.2021-01:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.