Zbulo të panjohurën

Gruaja e Nasim Haradinajt: Gjykata Speciale e ka kidnapuar burrin tim – nëse ka drejtësi nuk do të dënohet (VIDEO)

Bashkëshortja e ish-Nëbkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradianj, Gjejlane Haradinaj, ka folur për gjendjen dhe procesin me të cilin po përrballet bashkëshorti i saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“U ndjeva shumë e shqetësuar, jo sepse e kanë arrestuar, por mënyra si e akuzojnë m’u duk shumë e padrejtë, sepse e kanë kidnapuar”, tha Haradinaj.

Tutje, ajo tregoi se familjarët kanë pasur mundësi që ta vizitojnë Nasim Haradinajn qe dy muaj, por që vetë nuk ka mundur për shkaqe shëndetësore duke shtuar seplanifikon ta vizitojë më 15 tetor.

Bashkëshortja e Haradinajt mbrojti vendimet e burrit të saj, që sollën në arrestimin e tij.

“Organizata është sindikatë që ka detyrë me i mbrojt punëtorët e vet, për atë janë dalë edhe Hysniu edhe Nasimi me i mbrojt punëtorët e tyre kur ata i kanë nxjerrë jashtë”.

Haradinaj tha se në vendin ku po mbahet Nasimi, punëtorët aty sillen mirë, pasi që sipas saj, i kanë rrogat e majme, andaj sillen mirë për të tejzgjatur procesin, në mënyrë që të i vazhdohet paga.

Familjarët e Nasimit i kanë kërkuar leje atij që të bëhet ankesë tek shteti suedez për arrestimin e tij, pasi vetë Haradinaj ka shtetësinë e atij vendit, porse ai, sipas saj nuk ka pranuar.