Zbulo të panjohurën

Gurrakoci ia konfirmon Selimit përkrahjen për të dhe Ramush Haradinajn

Ministri i Drejtësisë në detyrë dhe kandidati i AAK-së për deputet, Selim Selimi ka vazhduar edhe sot takimin me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore të 14 shkurtit.

Selimi,sot është takuar me banorët e fshatit Gurrakoc të Istogut, të cilët ia kanë konfirmuar atij përkrahjen për AAK-në dhe Ramush Haradinajn, në zgjedhjet e së dielës.

“Gurrakoci i Istogut i vendosur që më 14 shkurt t’i bëhen krah Forcës së Kosovës. Bashkë për #RamushHaradinajPresident!”,ka shkruar Selimi në rrejetet sociale./Magazina.al/

Gurrakoci i Istogut i vendosur që më 14 shkurt t’i bëhen krah Forcës së Kosovës. Bashkë për…

Posted by Selim Selimi on Sunday, February 7, 2021