Zbulo të panjohurën

Hajdar Beqa: Do ta votoja Qosjen ose Murat Jasharin për president

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë se do ta votonte për president Murat Jasharin ose Rexhep Qosjen nëse të njëjtit do të ishin kandidatë, shkruan Gazeta Express.

“Unë do të kisha votuar një person të një niveli tjetër. Për hembull Murat Jasharin ose Rexhep Qosjen.. . Kurrë më shumë nuk i nevojitet Kosovës një person unifikues sesa tani”, ka thënë Beqa në emisionin “Frontal”, në T7

Më tutje ai tha se qëndrimi i PDK-së është që të mos e votojnë Vjosa Osmani për presidente.

Kjo pasi që sipas tij Osmani është figurë përçarëse dhe jo unifikuese.

“PDK-ja ka pasur konsultim në organet e veta dhe ka një qëndrim që nuk do ta përkrahë zonjën Osmani. Duke pasur parasysh figurën e saj nuk e përfaqëson unitetin e partive politikë. Është më shumë një figurë përçarëse sesa unifikuese. Kjo duke marrë parasysh edhe kohën kur ishte u.d e Presidentit”, ka thënë Beqaj./Express/