Zbulo të panjohurën

Hajnat bëjnë “kërdi”: Thyejnë dhe grabisin kompaninë e njohur kosovare, e pëson edhe roja

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në orët e natës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.


Në media raportohet se bëhet fjalë për kompaninë e qeramikës “Alba qeramika”.

Rasti për Reporterin është konfirmuar nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje nëse bëhet fjalë konkretisht për këtë kompani.

Nga policia kanë thënë se mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arritur që të kryejnë një grabitje në një kompani si dhe nga roja e objektit të marrin portofolin në të cilin kishte dokumente dhe para.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një grabitje që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që të kryejn një grabitje në një kompani si dhe nga ankuesi(mashkull, roje e e objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para)”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Reporterin.

Aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.