Zbulo të panjohurën

Hajnat i hyjnë me forcë në shtëpi, i vjedhin stoli ari dhe pasaporta

Një femër nga Podujeva ka raportuar në Policinë e Kosovës, se disa persona të panjohur i kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe katër pasaporta që i përkisnin familjes së saj.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Podujevë 04.02.2021 – 22:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se personi, persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kishin vjedhë stoli ari të ndryshme dhe 4 pasaporta të familjes së saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /