Zbulo të panjohurën

Hajnat i hynë në shtëpi ish-deputetit të VV-së, ia vjedhin televizorin

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Uka ka bërë të ditur se dikush ia ka thyer derën e klinikës së tij ku edhe ka vjedhur një televizor dhe disa gjëra tjera.

Ai ka thënë se hajnat i kanë kursyer atij librat që i mbante në shtëpi, për çka është shprehur falënderues.

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes nga zgjedhjet e fundit, ka thënë se këtë sqarim po e bën me që i kanë shkruar disa persona për ta pyetur për këtë çështje.

“E vërteta është që mbrëmë, dikush i paftuar ka thyer derën e klinikës time. Ka vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera të vogla. Meqë nuk kemi qenë aty, ka kontrolluar në qetësi të gjithë raftet, por na i ka kursyer librat dhe testet e ndryshme, për çka e falënderojmë”, ka thënë ai.