Zbulo të panjohurën

Hajnat ia prishin pushimin mërgimtarit, i vodhën para, telefon e dokumente

Një veturë me targa të huaja ka qenë cak i hajnave dje në Fushë Kosovë, persona të panjohur ia kanë thyer xhamin dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme, telefon mobil e dokumente të rëndësishme.

Rasti është nën hetime, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË /Fushë Kosovë 20.12.2020 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, duke përdorur forcën kishin thyer xhamin e veturës së tij, me targa të huaja dhe nga aty kishin arrit të marrin një çantë të dorës, ku brenda kishte pasur para të gatshme, disa pasaporta të Kosovës, një telefon mobil, si dhe disa dokumente të ndryshme. Rasti nën hetime.