Zbulo të panjohurën

Hajnat në Prishtinë i shfrytëzuan maskat anti-Covid për të vjedhur në një banesë

Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur para e dokumente, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Viktima ka deklaruar se të dyshuarit kishin të vendosura maska anti-covid, kur kanë hyrë në banesën e tij.

Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj me maska anti covid kanë hyrë në banesën e tij dhe përmes kanosjes duke e mbështetur viktimën për muri kanë arritur ti marrin para te gatshme dhe dokumente personale. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur Policia.